Haradinaj: Nga kualiteti i zgjedhjeve varet shpejtësia për të arritur të liberalizimi i vizave

Aktuale October 20, 2017 - 15:09

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë akterët e përfshirë në zgjedhjet e së dielës të punojnë maksimalisht për t’ia zbardhur fytyrën Kosovës.

Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë deklaroi se varësisht nga rrjedha e zgjedhjeve në Kosovë varet edhe shpejtësia e liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE.

“Të dielën në Kosovë mbajmë zgjedhjet komunale. Falënderoj partitë politike për korrektësi dhe kujdes në fushatë. Procesi ka shkruar në rregull, i lusim partitë politike, gjithë akterët pjesëmarrës në zgjedhje që t’ia zbardhin fytyrën Kosovës me zgjedhje sa më të mira dhe me zgjedhje fer. Të mos harrojmë se edhe nga kualiteti i zgjedhjeve varet shpejtësia për të arritur të liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE”.