Kongresisti amerikan Eliot Engel me 17 nëntor në Kosovë

Aktuale October 20, 2017 - 15:08

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar se javën e ardhshme Kosovën do të vizitoj Këshilli i NATO-s.

“Më lejoni t’ju njoftoj se gjatë javës që vjen do të kemi vizitën e Këshillit të NATO-së në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se me datën 17 nëntor kongresmeni Eliot Engel, do të qëndroj për një vizitë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë që të mbajnë një mbledhje të Qeverisë ceremoniale në të cilën kongresmeni do të iu drejtohet me një fjalë rasti.

“Rreth 17 nëntor do të kemi një vizitë në Prishtinë të kongresmenit amerikan Eliot Engel. Kam menduar që atë ditë të mbajmë një takim të Qeverise me një pikë solemne ku mund t’i adresohet Qeverisë kongresmeni Engel”.

Përfaqsuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel ka mbajtur një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Republikës së Kosovës në mars të këtij viti.

Fillimisht, numëroi ato që ai tha se janë suksese dhe arritje të viteve të fundit të shtetit më të ri në Evropë, duke përfshirë ndër të tjera medaljen e parë të artë olimpike të Kosovës, mbajtjen e konferencave me rëndësi ndërkombëtare mbi bashkëpunimin dhe tolerancën në fushën fetare, anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në ente të tjera botërore.

Engel vizitën e fundit të tij zyrtare në Kosovë e ka realizuar në qershor të viti 2015.