Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale October 20, 2017 - 15:02

Të hënën në orën 11:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, transmeton Zeri.info

Këto janë pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
Përgatitjet për seancën plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./ZERI