Në QKUK përurohet shërbimi i Rezonancës së gjirit dhe mamografi 2

Aktuale October 20, 2017 - 13:13

Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga dita e sotme do të ofroj shërbimin e Rezonancës së gjirit dhe mamografin 2 që do të ofrojnë shërbime gratë kosovare.

Në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi morën pjesë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës z. Uran Ismaili, dr. Basri Sejdiu, Ud. Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovë, dr. Ibrahim Rudhani, prodekan për shëndetësi në Fakultetin e Mjekësisë dhe menaxhmeti i klinikës dhe profesionistë shëndetësorë.

Me këtë rast, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, dr. Serbeze Kabashi- Muçaj, njoftoi se nga sot, për herë të parë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, do të filloj të ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikës së gjirit, përfshirë Rezonancën e gjirit, mamografia, ultrazëri dhe biopsia e gjirit.

Z. Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, theksoi se me përurimin dhe funksionalizimin e kësaj aparature pacientet nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin do ta marrin brenda tyre.

Sipas tij, qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë është krijimi i kushteve që shërbimet shëndetësore të ofrohen brenda institucioneve shëndetësore publike dhe pacientët të mos kenë nevojë të shkojnë jashtë vendi. Ministri Ismaili, mes tjerash u shpreh se për këtë ka vullnet dhe gatishmëri dhe po punohet për të ndryshuar gjërat në të mirë të institucioneve shëndetësore.

Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, theksoi se rëndësia e këtij shërbimi rritet edhe më tepër meqë përurimi po bëhet në muajin e luftimit të kancerit të gjirit, përderisa përmes këtij shërbimi diagnostikimi do të jetë shumë më i lehtë.

Prof. Ibrahim Rudhani, prodekan për shëndetësi në Fakultetin e Mjekësisë, theksoi se dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ka përkrahur dhe do të përkrahë avancimet shkencore të profesionistëve shëndetësorë, e në këtë rast edhe atyre të degëve diagnostike.

Për paisjen me mamografi të ri janë angazhuar dhe kanë