Gazetari nxjerr emrin e prokurorit që i dha videon e kapjes së drogës Berishës: Ai tani po arreston Tahirin

Aktuale October 20, 2017 - 11:16

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se videon e publikuar një ditë më parë për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.

“Kush e nxorri videon në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e lmuan. Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin.” – tha Hoxha.

Po ashtu gazetari Hoxha është shprehur se Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte bërë edhe një kërkesë për arrestimin e Kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako.

“Në fakt zhurma është e madhe. Ndërsa ngjarja vazhdon të mos ketë përmasat e saj reale. Por flas për ngjarjen reale. Tek ajo që është ngjarja reale. Këta janë pasojat që kanë nisur në vitin 2016. Maja e bandave të drogës nuk është Saimir Tahiri. Prokuroria duhet të çonte dhe një kërkesë për Haki Çakon. Kreu i piramidës është Haki Çako.” – tha Hoxha.