Zgjodha ta kem armik Metën’, vjen reagimi i presidentit pas deklaratës së Tahirit

Aktuale October 20, 2017 - 10:00

Në studion e “Opinion” ish-ministri Tahiri tha se e kishte armik Ilir Metën. “Unë mund të kisha në krah Ilir Metën, por zgjodha ta kem përballë.” – tha Tahiri.

Ndërkohë, presidenti Meta e ka komentuar sot këtë deklaratë të Tahirit.

Meta, pjesë e konferencës së sotme për Gjykatën Kushtetuese, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama është pyetur nga gazetarët para nisjes së punimeve për cështjen e Tahiri.

“I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese” – ka thënë shkurt e prerë kreu i shtetit, duke mos dhënë asnjë deklaratë tjetër rreth ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./lapsi/