Aktuale

Deklarata e fortë e Saimir Tahirit: Po arrestohem, po shkoj në burg !

Deklarata e fortë e Saimir Tahirit: Po arrestohem, po shkoj në burg !
19 tetor 2017 • 22 : 53

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një rrëfim të gjatë në emisionin “Opinion” ka folur gjatë për akuzat e ndaj tij, kërkesën e Prokurorisë për arrestim dhe deri tek marrëdhënie me kryeministrin Rama për të cilin tha se nuk i ka marrëdhëniet si më parë. Tahiri është shprehur se kërkesa e Prokurorisë për të është jo korrekte, sepse ajo nuk kërkon ta hetojë, por me heqjen e mandatit do ta arrestojë.

“30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permeda nga dy kriminelë. Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindat, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria Lorenc.”, tha Tahiri.


“Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta.
Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë”. /Opinion.al

© zëri.info