Saimir Tahiri përlotet në studio

Aktuale October 19, 2017 - 22:50

Eshtë shfaqur i sigurt dhe i qeshur në të gjitha daljet e sotme publike, pavarësisht se ndaj tij, Prokuroria nxori një urdhër për t’i hequr mandatin, në një proces që sipas tij po e çon vetëm një hap larg burgut.

Megjithatë mbrëmjen e sotme, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka shfaqur një moment dobësie në emisionin “Opinion” që u duk qartë edhe përmes kamerave.

Portreti i tij fliste tashmë me një pamje të lodhur, gati-gati të përlotur, teksa shpjegonte  lidhjen e tij me kushërinjtë e largët Habilaj.

Me pauza të gjata dhe fjali të shkurtra dhe zë të shtruar, Tahiri disa herë në intervistën e sotme përmendi familjen, bashkëshorten dhe djalin, teksa u duk qartë që njerëzorja synonte të dominonte pjesën e politikanit brenda tij.