Pas ngritjes së padisë, ja si i kundërpërgjigjet Enver Hasani Aleksandër Lumezit

Aktuale October 19, 2017 - 17:43

Enver Hasani, ish-rektori i UP-së  ka komentuar deklaratën e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi që ky i fundit deklaroi publikisht që do ta paditë për shpifje.

Hasani,  i cili dje akuzoi Lumezin për falsifikim të provimit të jurispodencës tha për se nuk ka koment jashtë asaj se çka shkruhet në raport, duke bërë të ditur se lidhur me këtë çështje gjithçka është e dokumentuar.

“Unë skam koment për atë, jashtë asaj që e kam në raport, qata që e keni pa qashtu është, qata e kam thanë.”, tha Hasani për Blic.

Sipas tij, pjesa e padisë është çështje personale.

“Normal që padit ai, me rëndësi është që ai të përgjigjet në raport nuk ka rëndësi padia. Padia çështje personale është.”, shtoi ai.

Madje, sipas tij dokumentet që e vërtetojnë saktësinë e asaj çka thotë ish-rektori i UP-së janë të gjitha në arkivë.

“Ajo që e ki në raport 100 e saktë është, shkoni në arkivë, edhe pyeti.”,përfundoi ai.

Enver Hasani dje në një njoftim drejtuar për media ka nisur edhe një raport që akuzonte Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për falsifikim të provimit të jurispodencës.

Ndërsa, Lumezi i kontaktuar nga tha se kjo deklaratë e tij është thjesht shpifje.

“Jemi mësuar me terminologjinë shpifëse të Enver Hasanit, ne nuk lidhemi me terminologjinë shpifëse të atij, se jemi mësuar, sështë hera parë ka pasur edhe më herët ksi shpifje nga ana e tij.”, tha Lumezi .

Kryeprokurori i shtetit, një ditë pas deklaratës së Hasanit, ka paditur atë për shpifje.

Në anën tjetër,Enver Hasani u dënua dje  1 vit burg me kusht nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së.