A ishte në dijeni kryeministri Haradinaj se Zeka do të arrestohej

Aktuale October 18, 2017 - 21:33

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi në Rubikon të KTV-së ka thënë se shefi i tij nuk ishte në dijeni se deputeti i koalicionit qeverisës, Milaim Zeka do të arrestohej.

Madje se kjo do të ndodhte po në ditën kur ai kishte një takim me të.

Në takim thuhej të jetë diskutuar për ligjin e RTK-së duke qenë se Zeka është edhe në komisionin për media.

“Nuk e ka dit e as nuk është marrë me atë punë. Madje unë mund t’u demantoj këtu se Haradinaj nuk ka informata dhe as nuk i interesojnë se mund të arrestohet edhe ndonjëri nga kabineti qeveritar, por çdo individ përgjigjet për veprat e tij”, ka thënë Matoshi.