Tahiri viziton një familje në Bujanoc

Aktuale October 18, 2017 - 20:52

Një familje nga Bujanoci ka pasur sot mysafir një ministër nga Kosova.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka vizituar edhe një familje në këtë qytet të banuar me shqiptarë. Ai ka thënë se këta banorë kanë nevojë për mbeshtetje nga Kosova. “Një moment emocional i qëndrimit tim sot në Bujanoc.

Në familjen e Burim dhe Fitnete Gashit gjeta një atmosferë tejet të ngrohtë dhe një fisnikëri të rrallë. Një shtëpi kjo që tregoi se çfarë vlere të shenjtë përbën pritja e mysafirit, një ideal i dashur dhe tradicional ky i shoqërisë shqiptare.

Janë këto vlera që, pavarësisht vështirësive që kanë kaluar shqiptarët gjatë historisë, kanë ndikuar që ta ruajmë qenien tonë kombëtare dhe identitetin tonë kulturor. Lugina e Preshevës ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër për ndihmën tonë institucionale dhe politike”, ka shkruar Tahiri.

Image