Lumezi i kundërpërgjigjet Enver Hasanit: Shiko mos e kam falsifikuar edhe shkollën fillore

Aktuale October 18, 2017 - 17:20

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka komentuar deklaratën për media që ka dërguar pak më parë ish-rektori i UP-së Enver Hasani, me anë të së cilës akuzon Lumezin për falsifikim të provimit të jurispodencës.

Lumezi tha se kjo deklaratë e tij është thjesht shpifje.

“Jemi mësuar me terminologjinë shpifëse të Enver Hasanit, ne nuk lidhemi me terminologjinë shpifëse të atij, se jemi mësuar, s’është hera parë ka pasur edhe më herët kësi shpifje nga ana e tij.”, tha Lumezi.

Kryeprokurori i shtetit, madje tha se nuk ja vlen as të komentohet kjo deklaratë e Hasanit, duke shtuar me shaka që Enver Hasani duhet të verifikojë se a ka kryer prokurori edhe shkollën fillore.

“Po nuk e di unë se kisha komentua se këto shpifje nuk meritojnë kurrfarë komentimi, vetëm përbuzje se nuk merremi na me kësi senesh se. Le të shikon mos e kam falsifikua edhe shkollën fillore.”, shtoi ai.

Në fund, Lumezi tha për Blic se “janë gjallë profesorët që i kam dhanë unë provimet te ata”.