Tahiri në Bujanoc, kërkon nga banorët të mos shpërngulen

Aktuale October 18, 2017 - 17:07

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë vizitës së tij të sotme në Luginën e Preshevës ka kërkuar nga banorët e Bujanocit të mos shpërngulen nga vendbanimet e tyre.

Ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar institucionet lokale dhe banoret e kësaj ane.

“Ndjenjë e veçantë vizita në Komunën e Bujanocit, ku shpreha vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe komunave të Luginës së Preshevës, me një qasje aktive dhe të konkretizuar me hapa të matshëm, veçmas në fushat që lidhen me mirëqenien e qytetarëve.  I inkurajova qytetarët e kësaj ane që të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mos shpërngulen, si dhe i sigurova se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të tregojë përkushtim për ta”, ka shkruar ai, përmes një statusi në rrjetin social "Facebook".

Image

Image

Image

Image