Sefaj e njofton ambasadorin francez për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale October 18, 2017 - 16:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Francës DidierChabert.

Me këtë rast, Sefaj e njoftoi diplomatin francez për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se në vendin tonë situata e përgjithshmee sigurisë është e qetë.

Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve, transmeton Klan Kosova.