Ish-lideri i UÇPMB-së shtrihet në spital - Ja kush e vizitoi sot?

Aktuale October 18, 2017 - 15:04

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Jonuz Musliu, i cili njëherit ka qenë përfaqësues politik i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), ka disa ditë që ka probleme shëndetësore, prandaj është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor, raporton portali “Zeri.info”.

Musliun dje në spital e ka vizituar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë vizitës së tij që ka zhvilluar në Bujanoc bashkë me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Njoftimin për vizitën në spital që i kanë bërë Musliut zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës e ka bërë në “Facebook” djali i ish-liderit të UÇPMB-së. /Zëri/

Image