Ministri Abelard Tahiri viziton nesër Bujanocin

Aktuale October 17, 2017 - 20:01

Lugina e Preshevës nesër do të ketë një mysafir nga Kosova dhe atë nga kabineti qeveritar. Është Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri që nesër do të vizitojë Bujanocin, ku do të takojë krerët e kësaj komune dhe krerët politikë në Luginë të Preshevës.

“Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës  Abelard Tahiri, nesër me datë 18 Tetor 2017, do të vizitojë Komunën e Bujanocit. Nga ora 9:45, Ministri Tahiri do të takojë Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, për të vazhduar më pas në takimet me përfaqësues të partive politike shqiptare të Luginës”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Tahiri bëhet zyrtari i parë i lartë i qeverisë aktuale që viziton këtë zonë në Serbi të banuar me shqiptarë.

Në tentimet e qeverive të kaluara kishte pasur pengesa në vizita e disa ishin realizuar.