Në mbrojtje të veteranëve, ky është reagimi i Lushtakut

Aktuale October 17, 2017 - 19:33

Deputeti nga PDK-ja, Mergim Lushtaku përmes një postimi në “facebook”, ka reaguar ndaj deklaratave se paratë e sigurimeve shëndetësore janë marrë për të paguar pensionet e veteranëve, përcjell “Zeri.info”.

Sipas tij këto deklarime nuk janë të vërteta dhe janë bërë vetëm për konsum politikë.

Ky është postimi i plotë:

Deklarimet se janë marrë paratë e sigurimeve shëndetësore për të paguar pagat e veteranëve nuk qëndrojnë. Janë thjeshtë deklarime për konsum politik ditor ndonëse ende jemi në fushatë zgjedhore dhe me veprime të këtilla tentohet të fitohet ndonjë poen politik. Ministria e Financave e ka dhënë arsyetimin e saj dhe si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga ana e PDK-së e përkrah një qëndrim të tillë si plotësisht të arsyeshëm, ngase nuk mundemi që ta fusim Ministrinë e Financave në obligime dhe penalizime të mëtejme për mos kryerjen e pagave për veteranë që u takojnë me ligj.

Ndërkaq, kur miratohen aktet nënligjore për sigurimet shëndetësore, do të planifikohet buxheti konform atyre akteve.

Veprimet dhe deklarimet populiste veçsa krijojnë pengesa e vonesa të panevojshme në avancimin e proceseve që qeveria ka në përgjegjësi të realizojë.

Pastaj, etiketimi i veteranëve të UÇK-së si militantë është atakim i vlerave të luftës dhe një qasje destruktive në raport me njerëz të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në luftën e Kosovës, e që ka prej atyre që vijnë nga të gjitha partitë shqiptare të Kosovës pa përjashtim.