Ambasada e Amerikës deklarohet për integrimin gjyqësor në Kosovë, ja çfarë thotë

Aktuale October 17, 2017 - 17:24

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka mirëpritur përgatitjet dhe punën intensive të kryer nga institucionet e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet e tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, ambasada ka thënë se pas integrimit të gjyqësorit, do të shënohet një kthesë e rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, transmeton Indeksonline.

“Mirëpresim përgatitjet dhe punën intenzive të kryer nga institucionet shtetërore të Kosovës (Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurial, etj.) dhe Bashkimit Europian për të mirëpritur gjyqtarët dhe prokurorët nga komunitetet tjera brenda sistemit gjyqësor të Kosovës. Posa të arrihet kjo, integrimi gjyqësor do të shënojë kthesë të rëndësishme në avancimin e integrimit të komuniteteve në Kosovë dhe Dialogut për Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë institucionet funksionale të Sundimit të Ligjit; i cili integrim do të shënoj një hap të rëndësishëm përpara. E kuptojmë që palët vazhdojnë të punojnë shumë për ta arritur inegrimin dhe i ftojmë palët të pajtohen për afatin kohorë, në të ardhmën më të afërt”, thuhet në njoftimin e tyre.