Shpërthen Albulena Haxhiu e quan Thaçin 'paçavër' të Vuçiqit

Aktuale October 17, 2017 - 17:13

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook e ka quajtur Presidentin Thaçi, “paçavër” të Vuçiqit, pas mosnisjes së zbatimit të marrëveshjes së drejtësisë, e arritur në Bruksel në shkurt të vitit 2015.

Ky është statusi i plotë i Haxhiut:

“Presidentit të Republikës po i duhet përulja dhe denigrimi për ta thënë të vërteten. Të vërtetën jo në të mirë të tij, por në të mirë të shtetit të Kosovës.

Por kështu ndodh kur Presidenti e konsideron funksionin e tij si pronar i një ndërmarrje private. Të reagojë vetëm kur integriteti i tij personal cenohet.

Gjyqtarët e prokurorët të cilët sot me urdhëra të Vuçiqit bojkotuan ceremoninë e emërimit formal, kanë marrë bekimin shumë më herët. Ata u emëruan mga Vuçiqi, ndërkaq amini iu dha nga Edita Tahiri. Ministrja e dialogut, anëtare e organit më të lartë ekzekutiv aprovonte emërimet e po këtyre gjyqtarëve të emëruar nga Qeveria e Serbisë. Keta individë të cilët flasin për gjyqësorin e pavarur nëpër koridoret e Brukselit përzgjedhnin gjyqtarët e Serbisë.

Ky nuk është integrim. Këta janë ekzekutorët e Serbisë. Andaj, Presidenti pasi që dikur ishte paçavër e ndërkombëtarëve, tani u bë paçavër e Vuçiqit”.