Vëllezërit Geci në zi, iu vdes personi më i dashur!

Aktuale October 16, 2017 - 20:27

Ka ndërruar jete nëna e vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt. Lajmin e ka konfirmuar ish deputeti Gani Geci përmes Facebook.

Ai krahas njoftimit për vdekjen e nënës ka shprehur edhe krenarinë që u rrit nga një nënë si ajo të cilën e konsideron si kolosale dhe unifikuese e shtatë vëllezërve.

Të shumta ishin komentet ngushlluese që ai pranoi në Facebook ku edhe i falënderon ata që do të marrin pjesë në varrim.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Njoftim

Të dashur miq edhe shokë.

Sot me datë 16.10.2017 në oren 18:30 në moshën 80 vjeçare ndërroi jetë nëna jonë Raba Geci, nëna e 7 Vellëzerve Geci. Ne ishim me fatë që patem një nënë si ti, ti ishe një nënë kolosale i rrite dhe i mbajte të bashkuar 7 djemt e tu .

Ishalla nëna jonë na e ke bërë hallall .

Varrimi bëhet neser me daten 17 .10. 2017 ne oren 16 ne varrezat e lagjes Geci ne fshatin Llaushë.

Të gjithë ata që shprehin dëshiren te marrin pjesë ne varri ju falenderojmë!