Vuçiq: Bruksel më ka kërkuar që në komunat serbe 68 për qind e policëve të jenë shqiptarë

Aktuale October 15, 2017 - 23:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur në lidhje me presionet që Serbia ka pasur nga ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott.

Në një intervistë për Novosti, Vuciq u pyet për këto presione të ardhura nga SHBA, përderisa ai preferoi të përgjigjet duke thënë se këto presione ai i ka pasur më të shumta në Bruksel.

Sipas tij, atij i është kërkuar që të pranojë se Kosova të hyjë në OKB dhe se policia rajonale e Kosovës të korrespodonte me numrin e banorëve të shtatë komunave serbe, transmeton Indeksonline.

“Më është kërkuar të pranoj që Kosova të hyjë në OKB dhe se policia rajonale do të korrespondonte me numrin e banorëve të shtatë komunave serbe, që do të thotë se policia të përbëhet prej 68% me shqiptarë dhe 32% me serbë në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën Veriore. Unë nuk pajtohesha me pranimin e këtyre kushteve komuniste, por kam kërkuar  për të shkuar në një distrikt të veçantë - në veri të Kosovës, dhe duke u bazuar në atë që të bëhet një forcë policore rajonale prej 90% me serbë. Ata nuk donin ta pranonin atë dhe kërcënimet “e përgjakshme” filluan.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për presionet e mëdha që ka pasur kur një tren ishte nisur nga Serbia për në Kosovë.

“Ata më thanë se unë kam mbaruar karrierën time. I thash, nuk ka asnjë problem. Dhe pas dhjetë ditësh, ata pranuan vërejtjet e Serbisë. Një skenë tjetër torture ishte me rastin e një treni të famshëm që ata as nuk e shihnin. Ata e përdorën atë me dëshirën për të sjellë policinë dhe forcat speciale në Veri. Thash: Nëse shqiptarët shkojnë tek populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe se ne do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujeci në Kraljevë. Pastaj një ambasador më thirri ku kishte një shkëmbim ofendimesh dhe fjalë të ashpra me një ton të ngritur në të dy anët. E përfundova bisedën me fjalë- përderisa jeni gjallë, mos haroni se do të menaxhoni lëvizjes e policisë serbe dhe të ushtrisë. Në fund, rezultati është se ROSU dhe policia shqiptare nuk janë në veri të Kosovës”, ka shtuar ai.