Hoxha: Çështja e demarkacionit edhe mund të diskutohet me homologun malazez

Aktuale October 14, 2017 - 19:42

Një ditë para vizitës zyrtare në Malin e Zi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, bënë të ditur se çështja e demarkacionit edhe mund të jetë pjesë e diskutimit me homologun e saj malazez.

Hoxha ka bërë të ditur se, qeveria është e përkushtuar që sa më parë të mundësoj lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për Tv21 tha se sa i përket çështjes së demarkacionit mund të flas më homologun e saj malazias, por theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që më parë të arrihet lëvizja lirë për qytetarët e shtetit.