Tërmet në Maqedoni

Aktuale October 14, 2017 - 14:40
Tërmet me intensitet prej 4,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot në ora 11 e 55 minuta është ndjerë në rajonin e Manastirit, kumtoi Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jug të Manastirit, në kufirin Maqedoni-Greqi në një thellësi prej dy kilometrave.