Faton Ramadani flet sërish për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit, ja çka thotë tani

Aktuale October 14, 2017 - 13:32

Faton Ramadani, i dyshuari kryesor i cili u arrestua për sulmin e djeshëm ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi, sërish ka shkruar diçka në profilin e tij në Facebook.

Në këtë shkrim, Ramadani thotë se Inspektorati Policor duhet ta hetojë komandantin e policisë Driton Ymerin, transmeton Periskopi.

Në shkrimin e tij, Faton Ramadani akuzon edhe portalet për lidhje ‘me komandantët e policisë’.

Ja çka pretendon Ramadani në shkrimin e tij, të cilin, Periskopi e publikon pa ndërhyrje:

Shkrimi i plotë i tij pa ndërhyrje të redaksisë:

Pse duhet te hetoi inspektorjati policor Komondantin e policis Driton Ymerin?

Driton Ymeri nga tre shok qe ishum mu drejtua vetum mua qe duhet te shkoj me polic ne polici,kurse dy tjeret fare nuk i ka ftu qe tregon se ai kishte tendenc ndaj meje.
Atu kishte kamera,fotoja qe dul se une u arrestova ne lajme ishte nga pozicjoni i Ymerit,ket duhet permes kamerav te hetoi inspektorjati se a jan komondantet e policis te lidhur me portalet te cilat bejn dizenformata ne opinjon duke dhen kahje te kundert duke then se Faton Ramadani u arrestua per sulmin e Vehbi Kajtazit.
Inspektorjati policir duhet permes kamerav te hetoi ket fotografi mbas shpine qe eshte ber nga pozita ku qendroj Ymeri.
Deshmitaret qe ishin me mu dyshojn te njejten aket te Dritonit.
Inspektorjati policor permes kamerave dhe pozicjonit te fotos shantazhuese qe eshte ber dje ispektorjati e ka te let ta vertetoi se a e beri ate propagand Dritoni permes pronarve te disa portaleve qe shpesh her shoqerohet me ta.

Une nga policia e krimeve te renda jam marr ne pytje vetum si deshmitar,kamerat e lokaleve tregojn se une nuk isha sulmuesi i gazetarit.