Erëra të forta, kështu do të jetë moti në fundjavë
Aktuale
October 14, 2017 - 08:33
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.