Sot protestojnë gazetarët

Aktuale October 14, 2017 - 08:08

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ka ftuar të gjithë kolegët gazetarë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e institucioneve si dhe qytetarët në aksionin protestues në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Aksioni protestues mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, afër objektit kryesor të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 12:00.

Gazetari dhe kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se sulmi ndërlidhet me shkrimet e tij dhe se e din kush e ka sulmuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës në një nga kafiteritë.