Tahiri zotohet për funksionalizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Aktuale October 13, 2017 - 15:01

Ministri i Drejtësisë, Ablerad Tahiri, është zotuar se shumë shpejt do të funksionalizohet Instituti i Mjekësisë Ligjore, raporton zeri.info.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Tahiri bëri të ditur se konkursi për drejtorin e këtij instituti do të shpallet javën që vjen.

"Unë kam marrë masat që qysh në javën e ardhshme të shpallet konkursi për drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në kuadër të afateve ligjore do të arrijmë ta funksionalizojmë institutin", ka thënë Tahiri në mbledhjen që po qeveria po mban aktualisht. /Zeri