Qeveria ua vazhdon mandatin Krasniqit, Ramës, Smakiqit e Bujupit

Aktuale October 13, 2017 - 14:51

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që t'ia vazhdojë mandatin edhe për tri vjet të tjera kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, raporton “Zeri.info”.

Mandati po ashtu, për tri vjet të tjera i është vazhduar edhe kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Rama.

Në këtë mbledhje, qeveria ka vazhduar edhe mandatin e Drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për siguri Publike, Ismail Smakiqit.

Ndërkohë, mandati i është vazhduar edhe Krenar Bujupit, i cili është në pozitën e kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji./Zeri