Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizën e Astrit Deharit

Aktuale October 13, 2017 - 14:23

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndahen 50 mijë euro për një ekspertizë shtesë për Astrit Deharit, ish-aktivist i Vetëvendosjes, i cili humbi jetën në burgun e Prizrenit, raporton "Zeri.info".

Ministri i Drejtësisë, Albelard Tahiri, tha se ndarja e kësaj shume ka për qëllim zbardhjen e plotë të rastit Dehari.

Në këtë mbledhje, qeveria para pak minutash po ashtu, ndau edhe 49 mijë e 40 euro për punën e Komisionit të ri për Demarkacionin./Zeri