Qeveria nis mbledhjen, ky është rendi i ditës

Aktuale October 13, 2017 - 14:15

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e tetë me radhë, para pak minutash.

Në këtë mbledhje ndër të tjera pritet të bëhet shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Komisionit të ri për Demarkacionin, raporton “zeri.info”.

Në këtë mbledhje, po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për ekspertizën e Astrit Deharit, ish-aktivist i Vetëvendosjes, i cili humbu jetën në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Këtë propozim e kishte bërë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në njërën prej mbledhjeve te kaluara të Qeverisë.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni të plotë rendin e ditës për të cilin do të diskutohet në mbledhjen e sotme. /Zeri

 

Image