Abdullahu: Halil Matoshi - snajperisti i ri antiopozitar

Aktuale October 13, 2017 - 13:35

Faton Abdullahu, bashkëpunëtor i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka vazhduar polemiken me Halil Matoshin, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, që ka nisur qysh dje.

Shkak i përplasjes mes Abdullahut, Matoshit e Bajram Gecajt janë bërë disa deklarata të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky është reagimi i Faton Abdullahut:

Halil Matosh - snajperisti i ri antiopozitar

Snajperisti antiopozitar Halil Matoshi i “Sakat Qeverisë” së posazgjedhur, ulur komkryq në ndërtesën e lartë qeveritare, vigjilent me një sy mbyllur, monitoron prej aty se kush janë ata që mund ta kenë guximin e ta kritikojnë Qeverinë, Presidentin dhe Kryeministrin Haradinaj. Me detyrë të re partiake dhe qeveritare më përzgjedh të parin mua. Fillon reagimin, por së pari përshkruan shikimin  e shefit të tij Kryeministrit aktual, “shikim që të rëzuaka për dhe”, dhe vazhdon duke e definuar buzëqeshjen e tij “që mund ta shpërndajnë vetëm njerëzit e mëdhenjë”. Eu ku je Halil ‘rok en rolli’ bre. Edhe komunisti Koqi Xoxe që ka thurrur lavdata bukulike për Enver Hoxhën, kish me të xhelozu e pas lakmi për këto gjetje me prirje neveritshëm varëditëse.

Tash kundër meje përveç që po ofendon prap, si belaxhi i papërmbajtur që është, Halili her po rren, her pse është taze në pushtet, nuk i ka informacionet e sakta e po ja fut kot. Më rreshton partiakisht si zyrtar të lartë, ndërkoh që unë në asnjë mënyrë nuk jam as që kam qenë i tillë. Po ama e bon me sherr që të më akuzoj e ofendoj më kollaj. Më akuzon se shahem me gjysmën e botës. Po nëse gjysma e botës je ti. Përndryshe prap po rren. Njihem mu për të kundërtën. “Një jetë njeriu në Prishtinë” vazhdon Halili për mua, prap jo pa sherr, por me qëllim që të më akuzoj se - ku isha deri tash - e nuk e din snajperisti antiopozitar, se gati gjysmën e jetës e kam kaluar në Londër, ku ai shkon veç me Google.

Tash i veshur me pushtet ish “klikaxhia” i gatshëm (full of beans) të dëshmohet para shefave të ri, edhe pse në krahasim me disa të tjerë që i përmend me emra, nuk ja mbushi syrin hiç, prap më fut mua në shënjestër të parin, për të më sulmuar, sepse ja kam kritikuar shefat. Thua se po e shoh qysh i rrin gatitu “shikimit të Kryeministrit që të rrëzon për dhe” duke i thënë “a jau bona mirë” dhe duke u jargavit me ngazëllimin që ja çrregullon frymarjen “kom me i myt krejt”.

Patentuesi i “ekstremizmit kosovar” Halil Matoshi thotë se ja kom inat pse ai është patriot kushtetues i Kosovës. Kush po e thotë këtë, njeriu që është veshur me pushtet sot, jo me votën e qytetarëve, sepse ata nuk e votuan, por nga njerëzit kundër të cilëve s’ka lënë gjë të zezë pa ju thënë, duke e pasur si parim se, deri sa të zhveshen ata nga pushteti, s’ka me pas dritë për Kosovë. Më së shumti ta qon tugun Halili kur krejt këtë dyftyrësi morale dhe politike, dëshiron ta ngreh në lartësine e shkrimeve për alternativat demokratike, lirinë e shprehjes, të drejtës për të ndëruar mendjen, e mualife tjera të cilat pastaj e ka zakon e i stërpik me thënje filozofike. 

Edhe diçka për demarkacionin. Apo jo, po ju pres edhe pak, ty dhe dait e tjerë si ti, me çfarë akrobacione djallëzorë politike do të vini, për të mbetur - edhe patriota kushtetues dhe për të na kthyer tokën që ne ‘tradhëtarët e qeverisë së kaluar e shitëm’.

Halil MatEshi kam lajm të keq për ty dhe të tjerët si ti që keni pranuar ta formoni këtë qeveri edhe pse të vetëdishëm mirë që, me këtë koalicion forcën vendimarrëse në përqindje brengosëse e keni zhvendosur tek “Lista Serbe” për rrjedhojë tek Beogradi zyrtar. Unë nuk do të ndalem së kritikuari ty dhe shefat e tu, ashtu si ma merr mendja mua personalisht, snajperi top ju boft.