Aktuale

Ministri i jashtëm austriak flet për krahasimin e Kosovës me Kataluninë

Ministri i jashtëm austriak flet për krahasimin e Kosovës me Kataluninë
12 tetor 2017 • 22 : 27

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Kataluninë është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz.

Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.

Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.

“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Kataluni me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

© zëri.info