Aktuale

Lubonja komenton idenë e dyshtetësisë, godet klasën politike në Kosovë dhe Shqipëri

Lubonja komenton idenë e dyshtetësisë, godet klasën politike në Kosovë dhe Shqipëri
12 tetor 2017 • 22 : 19

Gjuha e ashpër në drejtim të Evropës nga disa prej liderëve shqiptarë po shihet si “auto-gol” për Kosovën dhe Shqipërinë. Deklarata e fundit e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi se kosovarëve duhet t’u lehtësohet marrja e dyshtetësisë konsiderohet si hap jo i qëlluar

Kështu ka deklaruar analisti i njohur nga Shqipëria, Fatos Lubonja, gjatë një interviste për portalin “Indeksonline”, duke shtuar se dy vendet shqiptare duhet  t’i ‘përvjelin krahët’ dhe të punojnë në të mirën të vendeve përkatëse.

Publicisti i njohur thotë se format nacionaliste të përgjigjes i shikon më shumë si teatër. “As nacionalist këta politikan nuk janë në kuptimin e patriotit sepse po të ishin nuk do të punonin kushti si po punojnë”, është shprehur ai.

Sipas Lubonjës, pranimi i dështimit të klasës politike kosovare për ndërtimin e atyre standardeve në Kosovë, që e bëjnë vendin të pranueshëm nga Evropa, shkon përtej çështjes së marrëdhënieve me Serbinë si dhe në kuptimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës.

“Besojë se edhe kjo ka ndikuar shumë që kosovarët nuk marrinë dot të drejtën për të qarkulluar lirisht në Kosovë, nuk është vetëm Serbia janë edhe punët në Kosovë që nuk shkojnë mirë me këtë klasë politike”, ka thënë ai.

Lubonja thekson se kjo mund të interpretohet edhe në vazhdën e atyre deklaratave që kanë bërë shpesh politikanët shqiptarë edhe këndej, edhe andej: “Që në qoftë se ju nuk na pranoni atëherë neve bashkohet apo shkojmë diku tjetër”, një formë shantazhi që nuk besojë se është në favor të shqiptarëve. 

“Por unë nuk mendojë se janë forma për t’i tërhequr vëmendje Evropës. Mendojë se format që Shqipëria dhe Kosova duhet t’ia tërheq vëmendjen dhe të jenë më të pranueshme janë punët e mira që bëhen në vend. Në qoftë se këtu vriten ditë për ditë njerëz për shkak se e ka pushtu krimi vendin dhe atje në Kosovës, siç shohim, shumë probleme me klasën politike me korrupsionin etj etj... Ashtu edhe me dënimin e krimeve të luftës, besoj se këto janë problemet kryesore që e pengojnë hapjen”, është shprehur ai. /Indeksonline

© zëri.info