Rama: Opozita është pa program, pa skuadër dhe pa kokë

Aktuale October 12, 2017 - 17:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur opozitën në Shqipëri, si të pa program dhe një opozitë pa skuadër, njofton Klan Kosova.

Rama, pas seancës parlamentare, duke folur para gazetarëve, deklaroi se Partia Demokratike s’po ofron kurrfarë alternative dhe s’po mundet të marrë pjesë në bashkëjetesën politike në Shqipëri.

“Është një opozitë pa kokë, pa program, pa skuadër dhe pa përgjegjësi”.

“Nuk merr dot përgjegjësi në raport me vetën në radhë të parë, me njerëzit që e votojnë dhe më pas në raport me Shqipërinë të cilës duhet t’i shërbejë”.