George Roka raportuesi i ri për Kosovën në KE

Aktuale October 12, 2017 - 17:35

Spanjolli, George Roka është zgjedhur raportues i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe do të shkruajë raportin tjetër për situatën në Kosovë.

Ai do të raportojë për respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe të arriturat, në Këshillin e Evropës, transmeton Klan Kosova.

Roka është zgjedhur me votim të fshehtë nga Komiteti për Politikë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kurse për kundërkandidat e ka pasur Morgens Jensen nga Danimarka.