Ambasada ka një lajm të rëndësishëm rreth aplikimit për lotarinë amerikane

Aktuale October 12, 2017 - 16:59

Ambasada Amerikane ka një lajm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë në pritje për të bërë aplikimin për lotarinë amerikane.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka sqaruar se faqja është përkohësisht jashtë funksionit dhe se njëhere është i pamundur aplikimin për lotari.

Nëpërmjet një mesazhi në faqen e “Facebook”-ut, Ambasada e SHBA-ve pohon se ky problem prek të gjitha vendet. “Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane https://dvlottery.state.gov/ është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje.

Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.