Apostolova ‘thumbon’ Kosovën për rezultatin e dobët të PISA-s

Aktuale October 12, 2017 - 14:38

Natalya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se sundimi i ligjit në Kosovë mbetet njëri prej prioriteteve kyçe të Bashkimit Evropian.

"Komiteti i ligjit dhe procedures së anti korrupsionit është i një rëndësie shumë të madhe. Se siç e dini që sundimi i ligjit është prioriteti ynë, mos te them prioriteti më i madh", ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, pos kësaj, Apostolova ka thënë që prioritet mbetet edhe kultura, sporti, teknologjia.

"E dyta, edukimi, kultura, teknologjia, sporti, do të thoja janë ndër prioritet tona më të mëdha", ka thënë ajo, duke përmendur rezultatin e dobët të PISA-s.

Në një takim me përfaqësuesit e LVV-së, Apostolova ka thenë se Vetëvendosje është parti e fortë, meqë është subjekti më i madh në parlament. Andaj, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, ka kërkuar konstruktivitet nga kjo parti.

"Jeni opozitë, por shpresoj shumë që do të jeni një opozitë konstruktive", ka theksuar ajo./Zeri