Meta takohet edhe me Simiqin – Ja çfarë diskutuan

Aktuale October 12, 2017 - 13:59

Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Sllavko Simiç u takua sot me presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës,  Slavko Simiq me këtë rast theksoi rolin kyç të pajtimit të popullit serb dhe shqiptar, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje se të dy vendet duhet të mbeten bosht për paqe.

 Simiq shtoi se Lista Serbe në mënyrë të vazhdueshme po punon për përmirësim marrëdhënieve midis popujve serbe dhe shqiptare, dhe kjo është një nga arsyet për pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë serbë në punën e institucioneve qendrore në Prishtinë.

Simiq gjatë takimit ka ngritur edhe çështjen e pozitës së popullit serb në Shqipëri, të cilat, siç theksoi ai, duhet të garantojë të drejtën e gjuhës dhe ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar, në përputhje standardet evropiane./Zeri/.