Aktuale

Ahmeti në Kodrën e Trimave: Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite

Ahmeti në Kodrën e Trimave: Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite
12 tetor 2017 • 13 : 38

Sot, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë.

“Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti.

Kjo çerdhe do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë.

Për vitin 2018, kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik.

Image

Image

Image

Image

Image

 

© zëri.info