Apostolova e ‘vulosë’ çështjes e vizave

Aktuale October 12, 2017 - 11:57

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, edhe njëherë ka përsëritur se Bashkimi Evropian kërkon plotësimin e dy kushteve (demarkacionin dhe luftimin e krimit e korrupsionit), për ta arritur liberalizimin. Kjo, meqë deputeti i PDk-së, Nait Hasani, ka kritikuar BE-në se i ka vëmë kushte të padrejta Kosovës për liberalizimin.

“Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka deklaruar ajo sot në takimin me përfaqësuesit e PDK-së, raporton “Zeri.info”.

Ajo me këtë rast, ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në të dhënat për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë vënë disa kushte.

“Për mua janë të padrejta kushtet e BE-së për demarkacionin, gjykatën speciale dhe korrupsionin”, ka theksuar Hasani./Zeri