Jep dorëheqje drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, kjo është arsyeja

Aktuale October 11, 2017 - 12:41

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditir se drejtori i deritashëm i QKUK-së Cirr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme.

Ismaili e ka falënderuar Gjocajn për punën e deritashme ndërsa ka paralajmëruar plotësimin e shpejt të pozitës së drejtorit të ri të QKUK-së.

Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shëndetësia ka nevojë për reforma të thella të cilat tashmë kanë filluar.

“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj Drejtorin për punën që e ka bërë dhe shpresoj se bordi drejtues do të merr vendime të shpejta për plotësimin. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë por atë e kemi filluar”, ka shkruar Ismaili.