Erdogan di të flas edhe shqip, ja çka i tha Vuçiqi

Aktuale October 10, 2017 - 16:29

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, para pallatit presidencial ishin vendosur dhjetëra kamera që kanë filmuar një bisedë joformale mes presidentit turk dhe atij serb.

Erdogan u prit fillimisht nga homologu i tij, Vuçiq, për të vazhduar më pas bisedën me anëtarët e tjerët të kabinetit të Qeverisë, shkruan Periskopi.

Presidenti turk fillimisht bisedoi me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me të cilin kishte zhvilluar disa takime.

Para se të nisen në pallatin presidencial, Vuçiq u dëgjua teksa i tha Erdoganit se ‘ju flisni shqip e serbisht perfekt’.