Aktuale

Qeveria miraton Projektligjin për Prishtinën (VIDEO)

Qeveria miraton Projektligjin për Prishtinën (VIDEO)
06 tetor 2017 • 14 : 37 Foto: Laura Hasani

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për kryeqytetin ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe funksionimi i kryeqytetit sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Kryeqyteti e ka statusin e veçantë që ushtron kompetenca brenda territorit të tij. Është një ligj që pret gjatë ndër vite. Rëndësia e kryeqytetit është e jashtëzakonshme. Ka kosto financiare por që i dedikohet përmirësimit të jetës në kryeqytet”, tha kryeministri.

Ndërsa ministri i Financave Bedri Hamza tha se ky projektligj do ta ketë koston e vet buxhetore. “Do ta dizajnojmë që të mos jete ngarkesë e papërballueshme për buxhetin”, tha Hamza.

© zëri.info