Flet moderatori pas rrahjes së Frashër Krasniqit e Milaim Zekës

Aktuale September 29, 2017 - 20:30

Moderatori i televisionin Klan Kosova, Kushtrim Reshitaj ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi gjatë kohës sa u zhvilllua debati ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe atij të Nismës, Milaim Zeka.

Reshitaj përmes një postimi në "Facebook", ka treguar se nuk ka asnjë koment me këtë ngjarje të trishtueshme, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se ndjen keqardhje për shikuesit të cilët kanë pritur që ky debat të zhvillohet pas mungesës së seancave parlamentare, vazhdimësinë e tyre si dhe fushata parazgjedhore.

Postimi i plotë i Reshitajt:

NO COMMENT !!!

Thjesht ndjej keqardhje për shikuesit, të cilët prisnin debatin e paralajmëruar për mungesën e seancave parlamentare, vazhdimësinë e tyre gjatë muajit tetor si dhe fushatën parazgjedhore.