Lajm i mirë për Kosovën, ja sa milionë euro fiton nga Luksemburgu

Aktuale September 28, 2017 - 10:24

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës, me theks të veëantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Ministrja Hoxha dhe Dostert diskutuan për zbatimin e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Luksemburgu është duke përkrahur institucionet e Kosovës në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave. Janë duke u zbatuar projekte në këta sektorë në vlerë prej 22.5 milionë eurove, ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 do të fillojnë edhe projekte të tjera në vlerë 30 milionë euro.

Me këtë rast, ministrja Hoxha, theks të veëantë vuri mbi përkrahjen e procesit të integrimit evropian për të cilën është paraparë realizimi i projektit që nëpërmjet asistencës teknike të punohet në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së, respektivisht nëntë kapitujve të identifikuara tani si primare.

Nga ana e saj, Dostert nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave.


Lexo më shumë në:ëhttp://www.gazetaexpress.com/lajme/k-30-milione-euro-440158/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright