Austria jep një lajm shumë të mirë për Kosovën

Aktuale September 26, 2017 - 16:39

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, sot gjatë një takimi kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Ambasadori Pfandler ka falënderuar ministrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e legjislacionit penal.

Ai ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën.

Ndërsa, ministri Tahiri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit.