Studentët e Logopedisë i dhurojnë lule Leonores duke i thënë 'Na fal që ne nuk ishim atëherë kur ti kishe nevoje për ne'

Aktuale September 26, 2017 - 16:18

 OJQ Instituti Kosovar për Logopedi kan organizuar eventin “I NGJASHËM, I NDRYSHËM, I BARABARTË” ku kishe për qellim të mblidhte folës të ndryshmë që kanë kaluar nëpër sfida të ndryshme në mungesë të shërbimeve dhe mbështetjesh.

Si folëse e parë e këtij eventi ishte znj.Leonora Shabani Bajraktari që me rrëfimin e sajë bëri që e gjithë skena të ishte në lot.

“Logoped, keni shumë kujdes se si të silleni me një prind sepse unë di shumë mirë si është kur nuk të de-motivojnë, aq më pak kur ke shumë shqetësime mbi kokë, por të jesh nënë ne Kosovë është një sfidë shumë e madhe e bëhet edhe më e madhe kur ke një fëmijë me nevoja të veçanta.

Kujdesuni për prindërit e këtyre fëmijëve sepse ata kanë nevojë që ju ti kuptoni dhe motivoni , jam shumë e lumtur që ju brezi i ri jeni me të kujdesshëm sepse unë kam shumë histori të hidhura me disa nga ata që sot janë edhe profesor, por unë sot besojë tek ju "-ishte mesazhi nga znj.

Leonora Gjatë rrëfimit të sajë ajo rrëfeu shumë histori dhe përjetime të saja në mungesë shërbimesh për vajzën e saje tashmë të ndjere Maltën ku në çdo fjalë të sajë ndihej krenare për atë çfarë ka bërë duke mos u dorëzuar asnjëherë. Kështu ajo rrëfeu dhe si u be vetë një Logopede, psikologe, fizioterapiste dhe çdo profesion tjetër, këtë e arriti nga vullneti i saj.

Në fund të prezantimit nuk mund të mungonin as edhe surprizat dhe falënderimet  zonjës Leonora iu dhuruan lule nga studentet e logopedisë duke i thënë “Te lutem na fal, sepse nuk ishim atëherë kur ti kishe nevoje për ne” Sigurisht që ishte një moment emocionues për të gjithë.

Në anën tjetër udhëheqësja e OJQ-se Ardita Uka shprehet duke thëne “ Jeta të sjell shumë sfida , ku shpesh herë dorëzohemi , dhe Leonora ishte shembulli konkret që dorë heqja është gabim, ky projekt sot arriti qëllimin, të motivoj të tjerët!”