Reçica takon drejtuesit e HANKDIKOS-it, u premton mbështetje dhe bashkëpunim

Aktuale September 26, 2017 - 16:14

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, HANDIKOS, Afrim Maliqi, drejtor i shoqatës dhe Faruk Kukaj, përfaqësues i zyrës së HANDIKOS Prishtinë.

Reçica e siguroi Afrim Maliqi për angazhimin e tij në zbatimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dhe gjithashtu ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirëfillt të MPMS-së, në fushat që lidhen me këtë pjesë të shoqërisë së Kosovës.

Nga ana e tij, Maliqi shprehu shqetësimin e tij lidhur me moszbatimin e ligjit deri më tani, gjë për të cilën Ministri Reçica e siguroi se do të ngrisë zërin në Qeveri që të fillojë zbatimi i ligjit, në bazë të së cilit rregullohen të drejtat dhe kërkesat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Maliqi i shprehu mirënjohjen ministrit Reçica për mbështetjen e tij.