Gratë duan të jenë të barabarta në vendet e punës

Aktuale September 26, 2017 - 15:45

Demokracia për Zhvillim konsideron se trajtimi i barabartë i burrave dhe grave në vend të punës është një ndër faktorët kryesor ndikon në motivimin e grave për t’u aktivizuar në në tregun e punës.

“Këtu përfshihen pagat e barabarta për përgjegjësitë e njejta, si dhe ambient pune fleksibil që u jep mundësi për punë me orar të shkurtuar. Përveç këtyre faktorëve, për aktivizim të grave në tregun e punës është tejet e rëndësishme te kenë qasje në çerdhe për kujdes të fëmijëve”, thuhet në një kumtesë të kësaj organizate.

Aktiviteti mbështet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, zbulon faktorë motivues në këtë aspekt.