Delawie përgëzon KQZ-në për punën e tyre

Aktuale September 26, 2017 - 15:42

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, pas një takimi që pati me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka dhe pjesëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), ka përgëzuar këta të fundit për punën e tyre që po bëjnë sa i përket procesit të zgjedhjeve.

Delawie këtë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar: “Faleminderit anëtarëve të KQZ-së, për punën e tyre në mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme në Kosovë”.